Sport

Zvicrës i kthehen Sommeri, Elvedi e Koehni

Yann Sommer
Foto: AP
 

Treshja e Zvicrës, Yann Sommer, Nico Elvedi dhe Philipp Koehn munguan për shkak të lëndimit në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Kupës së Botës kundër Serbisë.

Të tre janë kthyer në stërvitje të dielën, raporton gazeta “Blick”. Sommer dhe Elvedi do të jenë të gatshëm për ndeshjen që Zvicra e luan kundër Portugalisë në 1/8 e finales të martën. Zvicra u kualifikua në fazën nokaut vetëm pasi mposhti Serbinë 3:2.