Sport

Ish-reprezentuesi i Gjermanisë për Xhakën: Kam menduar se kishte mësuar nga Botërori 2018

Granit Xhaka konfrontohet me lojtaret e Serbise gjate ndeshjes Zvicer - Serbi ne Boterorin 2022 ne Katar. Zvicra e fitoi ndeshjen 3:2
 

Ish-reprezentuesi i Gjermanisë, Per Mertesacker, ka folur për mesfushorin kosovar të Zvicrës, Granit Xhaka, më saktësisht për veprimet e tij gjatë ndeshjes kundër Serbisë në fazën e grupeve të Botërorit 2022 në Katar.

“Edhe ne kishim menduar se ai ishte pjekur nga mësimet, që mësoi në ndeshjen me kundërshtarin e njëjtë në Botërorin 2018. Këto janë gjeste provokuese. Ndoshta ka pasur edhe një shkëmbim të fyerjeve verbale. Kjo më pas çoi në një shpërthim. Nëse Komisioni Disiplinor e sheh këtë, ndoshta do të ketë edhe dënime”, ka thënë Mertesacker për televizionin gjerman “ZDF”.