Sport

Brazilit i shtohen telashet me lëndime

Kupa e Botës për mbrojtësin e krahut të majtë, Allex Telles, dhe sulmuesin Gabriel Jesus, ka marrë fund.

Telles dhe Jesus janë dy lojtarë të radhës të Brazilit që janë përballur me lëndime të rënda.

Gjatë fazës grupore, Brazilit iu lënduan rëndë edhe Neymar dhe Danilo.

Telles dhe Jesus kanë bërë teste më të thella mjekësore të shtunën pasi morën lëndime të premten në duelin kundër Kamerunit.

Zyrtari për media i përfaqësueses braziliane njoftoi të shtunën se lojtarët nuk do të mund të shërohen në kohë për të kontribuuar për Brazilin në kampanjën e Botërorit në Katar.