Përzgjedhësi i Polonisë, Czeslaw Michniewicz, ka qenë me vetëbesim të madh të shtunën në konferencën për shtyp.
Polonia po përgatitet që të luajë kundër fitueses në fuqi të Botërorit, Francës, në një të tetën e finales në Botëror.
Polonia kaloi Grupin C nga vendi i dytë, ndërsa Franca me lehtësi e fitoi Grupin D, pavarësisht se në duelin e tretë u mposht nga Tunizia, 1:0.
Përderisa Polonia ka shënuar vetëm dy gola deri tani në turne, të dyja kundër Arabisë Saudite, përzgjedhësi polak ka theksuar se skuadrat më pak defensive janë larguar nga Botërori më herët.
Ai ka thënë se Franca është ekip i talentuar dhe me rrezik të madh nga shumë golashënues, por shtoi se Polonia do të duhet të ofrojë diçka më shumë për t’u kualifikuar tutje.