Sport

Ish-mbrojtësi i Liverpoolit flet në superlativ për Shaqirin e Xhakën

Mbrojtësi i dikurshëm i Liverpoolit, Stephane Henchoz ka vlerësuar shumë lartë paraqitjen e Shaqirit dhe Xhakës në ndeshjen ndaj Serbisë.

Henchoz është zviceran, ndërsa për Liverpoolin ka luajtur nga viti 1999 deri në vitin 2005. Për Zvicrën i ka 72 ndeshje, ndërsa është ekspert i gazetës “Blick” për përfaqësuesen helvetike.

“Ndonjëherë mendoni nëse duhet ta merrni atë. Apo që ai zhduket. Dhe më pas ai shfaqet. Shënoi sërish dhe kishte këmbën në dy golat tjerë. Kështu që është e qartë: Ai duhet të luaj nga fillimi. Kur luan për Zvicrën, Shaqiri e bën dallimin. Për sa kohë që e bënë këtë, ai është i domosdoshëm. Edhe nëse e humb topin. Ai e bënë dallimin, jo shumë mund ta arrijnë këtë”, ka thënë Henchoz për “blick”.

Ai është pyetur edhe për festën e Shaqirit para tifozëve serb dhe veprimin e Xhakës në drejtim të bankës serbe.

“Nuk ka rëndësi se çka saktësisht ndodhi. Serbia tani i takon të kaluarës dhe ne po shikojmë para”, ka shtuar Henchoz.

Lëvizje e rëndësishme, sipas futbollistit të njohur zviceran, ishte kthimi i Xhakës më prapa nga selektori Murat Yakin.

“Po. Në pjesën e parë kemi pasur probleme me Dushan Tadiqin, që ishte lojtari më i mirë i Serbisë dhe kishte shumë hapësirë. Graniti më pas mori kontrollin. Pas kësaj, serbët nuk kanë pasur se çka të thonë më në fushë”.