Sport

Serbia synonte titullin e botës, përfundoi në kontejnerë

 

Serbët e kanë pranuar shumë rëndë dështimin në Kupën e Botës në Katar. Sidomos faktin që eliminimi erdhi nga Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka, përkatësisht nga Zvicra.

Ka pasur deklarata nga kampi serb se në Katar do ta fitojnë titullin e botës. Por serbët nuk e kaluan grupin dhe madje përfunduan në vendin e fundit. Serbia ishte prej përfaqësueseve më të dobta në këtë Kupë të Botës. Dhe ka përfunduar në “kontejnerë”.