Brazili e ka fituar Grupin G të Kupës së Botës në Katar, pavarësisht disfatës që e pësoi në ndeshjen e tretë dhe të fundit të grupit.
Brazilianët të premten në mbrëmje humbën nga Kameruni me rezultatin 1:0.
Por ky rezultat nuk e ndryshoi renditjen për fazën nokaut.
Brazili kualifikohet nga vendi i parë me gjashtë pikë, me goldallim më të mirë se Zvicra në pozitën e dytë, që ka po ashtu gjashtë pikë.
Kameruni edhe pse fitoi, eliminohet me katër pikë në vendin e tretë. La prapa Serbinë me një pikë.
Golin e fitores për Kamerunin e shënoi Vincent Aboubakar.
Aboubakar kishte një karton të verdhë, por hoqi fanellën pas festës dhe mori karton tjetër për t’u përjashtuar nga loja.
Përzgjedhësi i Brazilit, Tite, në takimin e tretë të fazës grupore, ka bërë nëntë zëvendësime në formacionin titullar.
Brazili në një të tetën e finales takohet me Korenë e Jugut.
Kameruni në epërsi
Vincent Aboubakar shënon gol ndaj Brazilit, kalon në epërsi Kamerunin dhe ndëshkohet me të kuq.
Aboubakar shënoi në minutën e dytë të shtesës gol të bukur me kokë. Ai kishte një karton të verdhë, ndërsa e hoqi fanellën pas festës.
Pjesa e parë
Pa gola është mbyllur pjesa e parë e duelit ndërmjet Kamerunit dhe Brazilit.
Ky ballafaqim i takon Grupit G.
Brazili, që e ka siguruar tashmë kalimin në një të tetën e finales, me barazim e siguron vendin e parë, ndërsa Kameruni eliminohet nga turneu i Kupës së Botës.
Nis ndeshja Kamerun – Brazil
Ka nisur ndeshja mes Kamerunit dhe Brazilit, e vlefshme për Grupin G të Kupës së Botës.
Brazili e ka siguruar kualifikimin.
Kamerunit i duhet fitorja dhe shpresa që takimit mes Zvicrës dhe Serbisë të përfundojë baras me rezultat jo të lartë, për t’u kualifikuar.