John Stones ka thënë se Harry Maguire meriton vlerësimet më të mëdha për paraqitje të jashtëzakonshme në Kupën e Botës me Anglinë.
Përfshirja e Maguireit për Anglinë në Katar është përcjellë me kritika të shumta, pasi ai kishte luajtur vetëm nëntë ndeshje me Manchester Unitedin në edicionin e ri.
Por, Gareth Southgate ka pasur besim të plotë në qendërmbrojtësin Maguire, që ia ka shpaguar me paraqitje të mira.
Anglia të dielën luan kundër Senegalit në 1/8 e finales.
“Që nga ndeshja e parë, ai ka dhënë përgjigjen më të mirë. Të tria ndeshjet që i ka luajtur, ai ka qenë i shkëlqyer. Të luash kaq gjatë me dikë në Angli, të kalosh nëpër momente të ndryshme, duke ditur se çfarë ka kaluar me klubin e tij, del të jetë se ai ka besim në vete. Ka pasur shumë zëra rreth tij por ai i ka injoruar të gjithë dhe ka provuar të jetë gjithmonë e më i mirë. Ai meriton fjalët më të mira”, ka thënë Stones të premten kur është pyetur për Maguiren.