Sport

Zvicra do të jetë pa portierin Sommer

Përfaqësuesja e Zvicrës pritet të jetë pa portierin e parë, Yann Sommerin në ndeshjen kundër Serbisë, ka njoftuar “20min”.

Edhe pse trajneri Murat Yakin në konferencë për shtyp, insistoi se Sommer do të jetë gati, duket se portieri nuk e ka kaluar ftohjen, e cila e mbajti edhe jashtë stërvitjes gjatë ditës së enjte.

Po ashtu, Zvicrës do t’i mungojë edhe Nico Elvedi, i cili gjithashtu është i ftohur.

Ata nuk kanë arritur të jenë të gatshëm për duelin me Serbinë, që luhet prej orës 20:00 dhe është vendimtar në kuadër të Grupit G.

Në portë, Sommerin pritet ta zëvendësojë portieri i Borussia Dortmundit, Gregor Kobel kurse në vend të Elvedit në mbrojtje, do të aktivizohet Fabian Schar.