Sport

Koreja e Jugut shënon gol në minutën e 91-të dhe kualifikohet

Vazhdojnë ndeshjet dramatike në Kupën e Botës në Katar. Koreja e Jugut të premten fitoi 2:1 ndaj Portugalisë për të bërë vend në fazën nokaut të Botërorit.

Golin e fitores, jugkoreanët e shënuan në minutën e 91-të. Ishte superylli korean, Heung-min Son që vrapoi në kundërsulm. Ai pasoi për Hwang Hee-chan që shënoi golin e festës së madhe.

Koreja e Jugut ka përfunduar e dyta në grupin H me katër pikë, sa i ka edhe Uruguai në pozitën e tretë. Por Koreja e Jugut avancon pasi ka shënuar më shumë gola. Koreja e Jugut ka katër gola të shënuar e katër të pranuar. Uruguai ka dy gola të shënuar e dy të pranuar dhe mbetet i treti.

Grupin e ka fituar Portugalia me gjashtë pikë, falë fitoreve në dy ndeshjet e para.

Cristiano Ronaldo ka startuar te Portugalia dhe luajti deri në minutën e 65-të. Por Ronaldo sërish dështoi të shënoi gol.

Ricardo Horta kaloi Portugalinë në epërsi në minutën e pestë. Rezultatin në 1:1 e barazoi Kim Young-gwon në minutën e 27-të.

Koreja e Jugut luan me të parin e grupi G.


Pjesa e parë

Ka përfunduar 1:1 pjesa e parë ndërmjet Portugalisë dhe Koresë së Jugut. Kjo ndeshje i takon Grupit H dhe Koreja e Jugut po synon ta sigurojë vendin e dytë në grup për të avancuar tutje.

Portugalia kaloi e parë në epërsi kur zhbllokoi rezultatin në minutën e Ricardo Hortas në minutën e pestë.

Megjithatë, Koreja e Jugut reagoi dhe barazoi rezultatin në minutën e 27-të me anë të mbrojtësit Kyung-won Kwon.


Koreja barazon rezultatin

Futbollistët e Koresë së Jugut kanë shënuar golin e barazimit në duelin kundër Portugalisë. 

Mbrojtësi Kyung-won Këon shënoi nga afërsia pas tollovisë së krijuar para portierit të Portugalisë, Diogo Costa.

https://dubz.co/v/kg4ky6


Portugalia avancon ndaj Koresë së Jugut

Me të filluar pjesa e parë, Portugalia ka kaluar në epërsi ndaj Koresë së Jugut. Rezultati u zhbllokua në minutën e pestë të ndeshjes.

Ishte Ricardo Horta, ai që shënoi nga afërsia pas asistimit të Diogo Dalotit, i cili depërtoi nga krahu dhe u fut në zonë.

Portugalia me këtë fitore, do ta forcojë vendin e parë në Grupin H me nëntë pikë.

Kliko KËTU për ta parë golin