Sport

Rice: Senegali do të jetë testi më i vështirë deri tani

Mesfushori Declan Rice të enjten pranoi se Senegali do të jetë testi më i vështirë deri më tani i Anglisë në Kupën e Botës në Katar.

Anglia dhe Senegali do të takohen në 1/8 e finales, ndërsa Rice thotë se synimi tyre është kalimi tutje.

“Është një skuadër e përgatitur mirë me disa lojtarë individual të mirë. Nuk e pamë ndeshjen e tyre kundër Ekuadorit, por kam parë ndeshjet tjera të tyre. Thjesht një ekip shumë i mirë. DO të jetë një test vërtetë i vështirë për ne”, ka thënë Rice në konferencë për media.

Ai po ashtu ka thënë se pëlqen të luaj përkrah futbollistit të Borussia Dortmundit, Jude Bellingham, ndërsa beson se Marcus Rashford mund ta marrë “Këpucën e artë”.