Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo mund të mungojë ndaj Koresë së Jugut

Portugalia ka gjasa të mëdha që në ndeshjen e fundit të Grupit H, të jetë pa yllin e saj, sulmuesin Cristiano Ronaldo. E përzgjedhësi i Portugalisë, Fernando Santos të enjten ka pranuar se Ronaldo mund të mungojë ndaj Koresë së Jugut.

Dueli mes Portugalisë dhe Koresë së Jugut, luhet të premten dhe i takon Grupit H.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Portugalia tashmë ka siguruar kalimin në 1/8 e finales, ndërsa Ronaldo ka munguar në dy stërvitjet e fundit.

37-vjeçari është stërvitur i vetëm në palestër.

“Mendoj se gjasat janë 50 me 50 që Ronaldo të jetë i pranishëm në këtë ndeshje. Do të shohim deri para ndeshjes dhe pastaj do të marrim një vendim të përbashkët”, është shprehur Santos.