Sport

Llapi vazhdon mbrojtjen e Kupës kundër Lirisë

Vetëm një ndeshje prej tetë përballjeve në 1/8 e finales të Kupës së Kosovës, do të jetë ndërmjet skuadrave të Superligës. Shorti për këtë fazë të Kupës së Kosovës është tërhequr të enjten, ndërsa ndeshjet do të luhen më 4 dhe 5 shkurt të vitit të ardhshëm.

Në duelin e vetëm te skuadrave të Superligës, do të ndeshen Prishtina me Dukagjinin.

Fituesi në fuqi i këtij trofeu, Llapi do të luajë në udhëtim te Liria kurse Ballkani e pret ekipin e Ligës së Parë, A&N. Gjilani do të ketë punë në shtëpi me Vjosën e Shtimes, sikurse edhe Malisheva që përballet me skuadrën e Fushë-Kosovës.

Çiftet tjera të 1/8 së finales të Kupës së Kosovës, janë: Flamurtari – Vushtrria, Feronikeli ’74 – Trepça dhe Behari – Prizreni.