Sport

Argjentina nga vendi i parë kalon në fazën nokaut

Descriptive Text

Përfaqësuesja e Argjentinës ka fituar ndeshjen vendimtare ndaj Polonisë dhe është kualifikuar në fazën e nokautit të Botërorit nga vendi i parë. Argjentina të mërkurën mbrëma fitoi në ndeshjen e tretë dhe të fundit të Grupit C ndaj Polonisë, me rezultatin 2:0. Argjentina tani do të luajë kundër Australisë në 1/8 e finales.

Portieri Wojciech Szczesny ishte më i miri te polakët në pjesën e parë duke bërë pritje vendimtare. Ai e priti edhe penalltinë e Lionel Messit në minutën e 39-të. Por në pjesën e dytë, Alexis Mac Allister në minutën e 46-të dhe Julian Alvarez në minutën e 67-të, shënuan dy gola për kualifikimin e argjentinasve.

Argjentina kualifikohet me gjashtë pikë, ndërsa Polonia e dyta ka katër pikë.

Katër pikë ka edhe Meksika në vendin e tretë por ka goldallim më të dobët. Arabia Saudite e mbyll Botërorin me tri pikë, pas fitores historike ndaj Argjentinës.


Në rast se Argjentina fiton 2:0 dhe me të njëjtin rezultat edhe Meksika triumfon ndaj Arabisë Saudite, Polonia kalon tutje për shkak të “fair-playit”.

Polonia ka rekord të mirë në aspektin disiplinor.

Polonia ka marrë katër kartonë të verdhë, ndërsa janë shtatë futbollistë të Meksikës që janë ndëshkuar me kartonë gjatë tri ndeshjeve të këtij Botërori. Kështu ka shkruar mediumi “The Guardian” të mërkurën në mbrëmje.


Argjentina ka shënuar një tjetër gol ndaj Polonisë dhe tani është duke fituar me rezultatin 2:0. Julian Alvarez pas një aksioni mirë të ndërtuar, e plasoi topin për mrekulli prapa portierit të Polonisë. Sulmuesi i Manchester Cityt, Alvarez, shënoi në minutën e 68-të.

Pak pasi nisi pjesa e dytë, Argjentina ka zhbllokuar rezultatin ndaj Polonisë.

Alexis Mac Allister, mesfushori i Brightonit në Premier League, shfrytëzoi harkimin e mirë të Nahuel Molinas dhe e mposhtir portierin polak.


Szczesny, më i miri pas pjesës së parë

Argjentina dhe Polonia kanë barazuar pa gola pas pjesës së parë.

Por, meritat më të mëdha që 45 minutat e para u mbyllën 0:0, i pati portieri i Polonisë, Wojciech Szczesny.

Szczesny bëri disa pritje, ndërsa vendimtaret u vlerësuan ato kah fundi i ndeshjes.

Fillimisht, portieri i Juventusit në një situatë një kundër një në minutën e 36-të, priti gjuajtjen e Julian Alvarezit.

Në po të njëjtin aksion, Szczesny tentoi ta grushtonte topin, por qëlloi Lionel Messin në fytyrë.

Gjyqtari u konsultua me sistemin VAR dhe akordoi penallti.

Nga pika e bardhë, Messi nuk arriti që ta mposhtë portierin e Juventusit, që priti penalltinë për mrekulli.

Kjo ndeshje i takon Grupit C.


Szczesny me dy pritje vendimtare, njërën nga penalltia

Pak para se të mbyllet pjesa e parë, portieri i Polonisë bëri dy pritje vendimtare.

Szczesny priti gjuajtjen e Julian Alvarezit që ishte i vetëm.

Më pas priti penalltinë e Lionel Messit që gjuajti fuqishëm, por portieri i Juventusit doli më i suksesshëm.

Po luhet minuta e 40-të. Rezultati është 0:0.

Penalltinë e shkaktoi portieri polak, që goditi në fytyrë Messin. Gjyqtari kryesor sinjalizoi në 11-të metra, pasi e pa VAR-in.


Atmosferë fantastike, Argjentina po dominon 

Në stadiumin “974” po mbretëron atmosferë fantastike, me argjentinasit që përkujdesen për një gjë të tillë.

Pas 15 minutave lojë, Argjentina është edhe duke dominuar ndaj Polonisë, në ndeshjen e fundit të fazës grupore të Grupit C.

Rastin më të mirë e pati Lionel Messi në minutën e nëntë, por gjuajtjen e tij e priti portieri i polakëve, Wojciech Szczesny.