Sport

Gjyqtarja Frappart drejton ndeshjen Gjermani – Kosta-Rikë

Gjyqtarja nga Franca, Stephanie Frappart, do të bëhet femra e parë që do ta ndajë drejtësinë në një ndeshje futbollit të meshkujve në Kupën e Botës. Frappart do të jetë gjyqtarja kryesore në ndeshjen ndërmjet Gjermanisë dhe Kosta-Rikës, që zhvillohet të enjten në kuadër të Grupit E.

FIFA gjithashtu ka përzgjedhur edhe dy femra të tjera si asistente të Frapparit të këtë ndeshje, brazilianin Neuza Back dhe meksikanen Karen Diaz Medina. Gjyqtarja e katërt do të jetë amerikania Kathryn Nesbitt.

Frappart deri më tani në turneun e Katarit ka qenë e zgjedhur për detyrat e gjyqtarit të katërt, ndërsa në futbollin e meshkujve është promovuar nga UEFA.

38-vjeçarja më herët ka referuar në ndeshjet kualifikuese të Botërorit, Ligën e Kampionëve dhe finalen e Kupës së Francës te meshkujt.