Sport

Australia dhe Danimarka kërkojnë një vend në 1/8 e finales

FOTO: AP
 

Skenat e festimeve me flakadanë në Australi janë të pazakonta pas ndeshjeve të Kupës së Botës në futboll. Por, të shtunën, një skenë e tillë ndodhi në sheshin “Fed” të Melburnit, pasi Australia mposhti Tunizinë për vetëm fitoren e tretë në 18 ndeshje të luajtura në Botëror.

Tani Australia kërkon diçka edhe më të madhe - arritjen në 1/8 e finales të ngjarjes më të madhe të futbollit. Këtë Australia e ka arritur vetëm një herë në vitin 2006.