Sport

Kudus, ganezi i ri që po shkëlqen në Botëror

 

Mohammed Kudus u shfaq në skenën globale me dy gola në Kupën e Botës të hënën, për të treguar se pse është një nga lojtarët e rinj më të lakmuar në futboll. Mesfushori sulmues shënoi dy gola, duke përfshirë edhe atë të fitores, në triumfin dramatik të Ganës, 3:2, ndaj Koresë së Jugut në Katar. 22-vjeçari, i cili është pjesë e Ajaxit, pothuajse i vetëm shpëtoi Ganën në Kupën e Botës, kur realizoi golin e fitores në minutën e 68-të. Ai golin e parë e kishte shënuar me goditje me kokë dhe pas ndeshjes tifozët e Ganës e kanë brohoritur emrin e Kudusit në stadium.

Kudus ka shënuar shtatë herë në 20 paraqitje për vendin e tij. Debutoi tre vjet më parë. Mbetet për t'u parë nëse Gana do të avancojë nga faza e grupeve. Të premten do të luajë duelin e fundit ndaj Uruguait në kuadër të Grupit H.