Goli i Christian Pulisicit në minutën e 38-të ka vendosur sfidën mes SHBA-së dhe Iranit. SHBA-ja ka fituar 1:0 për të avancuar në një të tetën e finales në Kupën e Botës në Katar.
Pulisic shënoi nga afërsia, ndërsa pësoi lëndim në duel me portierin iranian. Ai nuk u kthye në fushë për disa minuta për shkak të përplasjes, ndërsa u zëvendësua në pushim midis pjesëve.
Amerikanët kanë dominuar në pjesën e parë, ndërsa konkretizuan përmes Pulisicit.
Ndërkohë në pjesën e dytë Irani ka kërkuar barazimin që i duhej për avancim, por nuk gjeti rrugën drejt portës. Irani ka kërkuar penallti në fund, por arbitri vendosi ndryshe.
SHBA-ja përfundoi e dyta në grupin B me pesë pikë. Irani mbeti i treti me tri pikë dhe eliminohet. Grupin e ka fituar Anglia me shtatë pikë, ndërsa Uellsi mbeti i fundit me vetëm një pikë. Uellsi po ashtu është eliminuar.
Në një të tetën e finales, SHBA-ja luan ndaj Holandës, fitueses së grupit A. Kjo ndeshje luhet më 3 dhjetor.
SHBA-ja në epërsi pas pjesës së parë
SHBA-ja po shkon drejt fitores që i duhet për avancim nga faza grupore. Pas pjesës së parë amerikanët udhëheqin 1:0.
Christian Pulisic ka shënuar golin e vetëm në minutën e 38-të.
Me fitore, SHBA-ja kalon grupin.
SHBA-ja kalon në epërsi, i shënon Iranit
SHBA-ja ka kaluar në epërsi ndaj Iranit.
Në minutën e 39-të ka realizuar Christian Pulisic. Ai shënoi nga afërsia.
SHBA-ja ka dominuar deri më tani në fushë.
Kliko KËTU për ta parë golin
SHBA-ja po dominon, por ende nuk ka gola
Futbollistët e SHBA-së po sulmojnë më shumë në ndeshjen ndaj Iranit. Amerikanët kanë tentuar disa herë, por ende pa rezultat.
Shifrat mbesin 0:0. Me rezultatet aktuale, Irani avancon tutje.
Nis ndeshja Iran - SHBA
Ka nisur ndeshja Irani kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e vlefshme për Grupin B të Kupës së Botës.
Irani ka tri pikë në vendin e dytë, ndërsa SHBA-ja është e treta me dy pikë. Uellsi ka një pikë, ndërsa Anglia katër në vendin e parë. Gjithçka është e hapur në këtë grup.
Ndeshja po luhet në stadiumin “Al Thumama”.