Sport

Senegali eliminon Ekuadorin, avancon në 1/8 e finales

Përfaqësuesja e Senegalit ka siguruar kalimin në 1/8 e finales të Kupës së Botës në ndeshjen e fundit të grupit. Të martën, Senegali e mposhti Ekuadorin në duelin e xhiros së tretë të Grupit A për ta vazhduar aventurën në turneun e Katarit.

Ndeshja e luajtur në “Khalifa International Stadium” u mbyll me rezultatin 2:1 në favor të Senegalit. Me këtë fitore, Senegali përfundoi i dyti në grup me gjashtë pikë, ndërkohë Ekuadori mbeti në katër pikë të tubuara dhe u eliminua pasi përfundoi i parafundit.

Për Senegalin, kjo është hera e dytë që kalon me sukses fazën në grupe në tri pjesëmarrje në Kupën e Botës, ndërsa suksesin më të madh e ka në vitin 2002 kur arriti deri në çerekfinale.

Një gol në pjesën e parë dhe një tjetër në të dytën, i siguruan fitoren Senegalit që ia shkaktoi humbjen e parë Ekuadorit në këtë Botëror.

Ismaila Sarr shënoi nga penalltia në minutën e 44-të për epërsinë e Senegalit, ndërsa rezultatin përfundimtar e vulosi kapiteni Kalidou Koulibaly në minutën e 70-të.

Golin e vetëm në këtë takim për Ekuadorin, e realizoi mesfushori Moises Caicedo në minutën e 68-të.

Senegali në 1/8 e finales, do të përballet me ekipin e parë të Grupit B.


Senegali rikthen epërsinë

Dy minuta pasi Ekuadori barazoi rezultatin, Senegali ka rikthyer epërsinë.

Në minutën e 70-të, ka shënuar kapiteni i Senegalit, Kalidou Koulibaly për rezultatin 2:1.

Koulibaly shënoi nga afërsia pas harkimit  në zonë nga goditja e dënimit.

Goli i Senegalit


Ekuadori ka barazuar rezultatin në 1:1 kundër Senegalit, në ndeshjen e fundit të Grupit A. Pas avantazhit të Senegalit në pjesën e parë, Ekuadori shënoi golin e barazimit në pjesën e dytë dhe e rikthehet në lojë për avancim nga grupi.

Në minutën e 68-të, shënoi mesfushori Moises Caicedo pas harkimit nga këndi.

Goli i Ekuadorit


Senegali po avancon ndaj Ekuadorit pas pjesës së parë me rezultatin 1:0. Kjo ndeshje i takon Grupit A të Kupës së Botës dhe po zhvillohet në “Khalifa International Stadium”.

Senegalit i duhet fitorja në këtë përballje për të kaluar në 1/8 e finales, ndërkohë Ekuadorit i konvenon edhe barazimi.

Senegali është treguar me agresiv në pjesën e parë, por nuk ka arritur të shënojë më shumë se një gol, të cilin e realizoi nga penalltia. Në minutën e 44-të, Ismaila Sarr u tregua i saktë nga pika e bardhë për Senegalin.


Senegali avancon ndaj Ekuadorit

Përfaqësuesja e Senegalit ka kaluar në epërsi në fund të pjesës së parë ndaj Ekuadorit. Kjo ndeshje është e fundit në kuadër të Grupit A dhe me fitore eventuale, Senegali do të avancojë në 1/8 e finales.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 44-të nga penalltia. Ismaila Sarr, i cili e fitoi penalltinë, u tregua i saktë nga pika e bardhë për rezultatin.

Penalltinë e shkaktoi mbrojtësi i Ekuadorit, Piero Hincapie pas ndërhyrjes në zonë ndaj sulmuesit të krahut, Sarr.

Goli i Senegalit