Sport

Holanda fiton grupin, Katari përshëndetet me tri humbje

FOTO: AP
 

Holanda nuk ka pasur telashe për ta fituar ndeshjen e fundit në grup në Kupën e Botës. Të martën pasdite, Holanda fitoi 2:0 ndaj nikoqirit, Katarit.

Me fitore, Holanda e Louis van Gaalit, ka siguruar vendin e parë në grupin A. Ka mbledhur shtatë pikë në tri ndeshje dhe në një të tetën e finales do të paraqitet me vetëbesim të rritur.