Sport

Portugalia kualifikohet në fazën e dytë

Portugalia kualifikohet ne 1/8 e finales ne Katar 2022

Portugalia është përfaqësuesja e radhës që kualifikohet në fazën nokaut të Kupës së Botës në futboll. Portugezët të hënën mbrëma fituan 2:0 ndaj Uruguait për të bërë vend në fazën e dytë. Portugalia udhëheq në grupin H me gjashtë pikë. Gana i ka tri pikë, ndërsa Koreja e Jugut dhe Uruguai i kanë nga një pikë. Bruno Fernandes vendosi sfidën mes Portugalisë dhe Uruguait. Në minutën e 54-t ai shënoi për 1:0.

Në fakt Fernandes krosoi, ndërsa Cristiano Ronaldo kërceu në tentim për ta goditur topin. Fillimisht goli i është evidentuar Ronaldos, por ndërkohë FIFA ka bërë përmirësim dhe golin ia ka numëruar Fernandesit. Më pas Uruguai kishte dy raste të mira. Fillimisht goditi shtyllën përmes Maximiliano Gomezit, kurse më pas Luis Suarez gjuajti pranë portës. Fare në fund, Portugalia fitoi penallti. Nga pika e bardhë i saktë ishte Fernandes. Ai shënoi për 2:0 në minutën e 93-të. Më pas Fernandes goditi shtyllën duke mos ia dalë të kompletoi “hat-trickun”.

Ndeshja Portugalia – Uruguai ishte e fundit e xhiros së dytë të fazës grupore. Të martën luhen katër ndeshjet e para të xhiros së tretë. Në grupin H, ndeshjet e fundit janë të premten. Portugalia luan me Korenë e Jugut, ndërsa në ndeshjen tjetër takohen Gana e Uruguai. Gara është e hapur për përfaqësuesen tjetër që kualifikohet.


Portugalia po udhëheq 2:0 ndaj Uruguait. Edhe golin e dytë e shënoi Bruno Fernandes.

Ai realizoi nga pika e bardhë në minutën e 93-të.

Goli i Fernandesit


Uruguai i është afruar golit në ndeshjen ndaj Portugalisë.

Në minutën e 75-të, Maximiliano Gomez ka goditur fuqishëm, ndërsa topi përfundoi në shtyllë.

Portugalia vazhdon të udhëheq 1:0 me golin e Bruno Fernandesit.


Cristiano Ronaldo nuk është shënues i golit të Portugalisë ndaj Uruguait.

Fillimisht është dukur se Ronaldo ka prekur topin lehtë me kokë pas krosimit të Bruno Fernandesit në minutën e 54-t. FIFA fillimisht ka shkruar se Ronaldo ishte golashënuesi, por ndërkohë ka evidentuar Bruno Fernandesin si golashënues të golit të vetëm në këtë ndeshje.

Fernandes pra ka shënuar për 1:0 në minutën e 54-t.

Goli i Fernandesit


Nuk janë shënuar gola në pjesën e parë të ndeshjes mes Portugalisë dhe Uruguait. Të dy përfaqësueset kanë provuar, por topin nuk shkoi në rrjetë.

Pjesa e dytë pritet të jetë edhe më interesante.


Ka filluar ndeshja Portugali – Uruguai, e vlefshme për xhiron e dytë të Grupit H të Botërorit “Katar 2022”.

Ndeshja po luhet në stadiumin “Lusail”.

Portugalia fitoi ndeshjen e parë ndaj Ganës me rezultatin 3:2, ndërsa Uruguai barazoi pa gola me Korenë e Jugut.


Portugalia dhe Uruguai do të luajnë mes vete në ndeshjen e dytë të Grupit H. Portugalia ka tri pikë, aq sa ka edhe Gana në vendin e dytë, në dy ndeshje. Një pikë ka edhe Uruguai në vendin e tretë, kurse Koreja e Jugut e ka një pikë po ashtu, por një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Portugalia luan me këtë formacion: Diogo Costa, Joao Cancelo, Pepe, Ruben Dias, Nuno Mendes, Ruben Neves, Bruno Fernandes, William Carvalho, Bernardo Silva, Cristiano Ronaldo, Joao Felix. Ndërkohë, Luis Suarez te Uruguai ka mbetur në bankën rezervë.

Formacioni i Uruguait për duelin ndaj portugezëve është ky: Sergio Rochet, Jose Maria Gimenez, Diego Godin, Sebastian Coates, Guillermo Varela, Federico Valverde, Rodrigo Bentancur, Matias Vecino, Mathias Olivera, Darëin Nunez, Edinson Cavani.