Sport

Kameruni përjashton portierin Onana

Portieri Andre Onana raportohet se është përjashtuar nga Përfaqësuesja e Kamerunit për arsye disiplinore.

Ai nuk ishte pjesë e ekipit të Kamerunit për ndeshjen ndaj Serbisë, ndeshje që të hënën paradite përfundoi baras 3:3.

Portieri i Interit është një nga lojtarët kryesorë të vendit të tij, por është përjashtuar nga kampi i Kamerunit.

26-vjeçari u rikthye në fushë këtë vit pas vuajtjes së dënimit për doping. Onana iu bashkua këtë vit Interit nga skuadra e Ajaxit.