Sport

Gana mposht Korenë e Jugut për fitoren e parë në Botëror

Mohammed Kudus - Gana - Katar 2022
Foto: Associated Press/AP
 

Përfaqësuesja e Ganës ka shënuar fitoren e parë në Kampionatin Botëror. Pas humbjes nga Portugalia, Gana të hënën e mposhti Korenë e Jugut. Për Korenë e Jugut, kjo është humbja e parë në turneun e Katarit pas barazimit pa gola në duelin ndaj Uruguait. Ndeshja e luajtur të hënën në kuadër të Grupit H, përfundoi me fitoren e ngushtë 3:2 të Ganës.

Ganezët shënuan dy gola në pjesën e parë dhe një në të dytën për ta fituar ndeshjen.