Milan Borjan është portier i Kanadsë në Kupën e Botës. Ai ishte në thumbin e tifozëve të Kroacisë në fitoren 4:1 ndaj Kanadsë, të dielën në Katar.
Borjan është portier i Cërvena Zvezdës së Beogradit.
Është i lindur në Knin, ndërsa vazhdimisht ka kundërshtuar kur i është thënë se është i lindur në Kroaci. Thotë se është i lindur në “Republika Srpska Krajina”.
Tifozët kroatë i kanë fishkëllyer në secilin kontakt me top. Po ashtu i kanë bërtitur “Borjan, ustash”. Ai është përgjigjur duke ngritur tre gishta, shkruan “index.hr”.
“Nuk jam i lindur në Kroaci. Jam i lindur në Krajina, që ishte vend serb. Unë veten e përshkruaj se jam me prejardhje nga Serbia, nga Dalmacia, por ndihem kanadez pasi atje kam kaluar shumë vjet”, ka thënë Borjan më herët.
Borjane ustašo! ? pic.twitter.com/sdZINxQwuh
— Mali Macchiato ☕ (@IvanMarkoti2) November 27, 2022