Sport

Gjermania shmang humbjen, mbetet në garë

Gjermania ka shmangur me mund humbjen nga Spanja për të mbetur në garë për kalim në fazën e dytë në Kupën e Botës në Katar. Gjermania ka shënuar gol në minutën e 83-të për barazimin 1:1 me Spanjën, të dielën mbrëma.

Spanja ka kaluar në epërsi 1:0 në minutën e 62-të. Alvaro Morata ishte realizator. E përballur me eliminim të hershëm, Gjermania u hodh në sulm në kërkim të barazimit. Në minutën e 83-të, shifrat në 1:1 i barazoi Nicklas Fuellkrug. Kishte raste më pas, por jo edhe gola. Për Gjermaninë është pika e parë, por mund të jetë shumë e rëndësishme në fund. Në grupin E udhëheq Spanja me katër pikë. Nga tri pikë i kanë Japonia dhe Kosta Rika. Ndërkohë Gjermania është e fundit me vetëm një pikë.

Më 1 dhjetor, Gjermania luan me Kosta Rikën, ndërsa Japonia takohet me Spanjën. Gara për avancim tutje nga ky grup është plotësisht e hapur.


Sulmuesi i Werder Bremenit, Niclas Fullkrug, ka shënuar gol të bukur me gjuajtje të fuqishme për Gjermaninë, në duelin kundër Spanjës.

Fullkrug mori asistim nga Jamal Musiala në minutën e 83-të dhe realizoi për 1:1.

Goli i Gjermanisë


Spanja ka kaluar në epërsi ndaj Gjermanisë.

Alvaro Morata shënoi në minutën e 62-të për 1:0. Ai realizoi tetë minuta pas aktivizimit nga banka rezervë. Jordi Alba bëri asistimin.

Goli i Spanjës


Është mbyllur pa gola pjesa e parë në mes të Spanjës dhe Gjermanisë. Gjermania shënoi gol në minutën e 40-të.

Por pas rishikimit me VAR goli i Antonio Rudigeriut u anulua për pozitë jashtë loje. Ndeshja Spanjë – Gjermani i takon Grupit E.


Gjermanisë i është anuluar goli i minutës së 40-të i shënuar nga Antonio Rudiger.

Rudiger shënoi në minutën e 40-të me kokë, por iu anulua për pozitë jashtë loje. Ndeshja Spanjë – Gjermani i takon Grupit E.

Goli i anuluar i Rudigerit


Ka filluar ndeshja e Grupit E të Botërorit “Katar 2022” mes Spanjës e Gjermanisë.

Ndeshja po luhet në stadiumin “Al Bayt”.

Spanja fitoi 7:0 ndeshjen e parë ndaj Kosta Rikës, ndërsa Gjermania u mposht 2:1 nga Japonia.