Sport

Ylli me fitore të vështirë në Gjakovë

Në palestrën e stërmbushur me shikues në Gjakovë, Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore të vështirë. Të dielën mbrëma në kuadër të xhiros së 12-të të Superligës në basketboll, Ylli e ka mposhtur Vëllaznimin me rezultat 80:77. Ndeshja u vendos vetëm në aksionet e fundit.

Me dy treshe të Burim Zekiqit, Vëllaznimi kaloi në epërsi 74:73. Malcolm Armstead i Yllit u përgjigj me treshe për 76:74. Për 77:76 në të mirë të skuadrës gjakovare shënoi William Brown. Por më pas dy pikë për Yllin i shënoi Rashun Davis, derisa vendasit e humbën sulmin vendimtar.

Davis shënoi fare në fund dy gjuajtje të lira për 80:77. Bashir Ahmed ishte më i miri tek Ylli me 27 pikë. Damonte Dodd u dallua te Vëllaznimi me 21 pikë e 17 kërcime.