Raphael varane lavëdëroi Kylian Mbappen të dielën, më pak se 24 orë pasi sulmuesi francez shënoi dy golat e fitores 2:1 kundër Danimarkës.
Dygolëshi i sulmuesit të PSG-së dërgoi kampionen e Botës në fazën nokaut të Botërorit në Katar.
“Ne jemi padyshim të lumtur që kemi një lojtar vendimtar për Francën, kjo është ajo që presim prej tij”, ka thënë Varane gjatë një konferencë për shtyp në terrenin stërvitor të Francës në Doha. Mbappe shënoi golin e parë në minutën e 61-të, ndërsa golin e dytë në minutën e 86-të. Varane u rikthye në mbrojtjen e Francës kundër Danimarkës për ndeshjen e tij të parë që nga lëndimi më 11 tetor. Fituesi i Kupës së Botës për vitin 2018 bëri paraqitjen e tij të 88-të me Francën.