Sport

Maroku shokon Belgjikën, i afrohet raundit të dytë

Foto: Associated Press/AP
 

Një supergol i Abdelhamid Sabirit dhe një tjetër i Zakaria Aboukhlalit kanë bërë që Maroku të shënoi fitore shumë të madhe në Kupën e Botës. Maroku të dielën fitoi 2:0 ndaj Belgjikës dhe kështu ka bërë hap të rëndësishëm drejt raundit të dytë.

Maroku tani i ka katër pikë në Grupin F. Belgjika mbetet me tri pikë. Në xhiron e tretë, Maroku luan me Kanadanë, ndërsa Belgjika luan ndaj Kroacisë.