Sport

Franca kalon fazën e grupeve

Descriptive Text

Franca ka fituar përballë Danimarkës në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit D.

Francezët të shtunën mposhtën danezët me rezultatin 2:1.

Kylian Mbappe ishte më meritori në fitoren e Francës me dy gola të shënuar.

Mbappe shënoi fillimisht në minutën e 61-të pas asistimit të bukur të Theo Hernandezit.

Danimarka nuk u dorëzua dhe barazoi shtatë minuta më vonë me Andreas Christensenin.

Por, Mbappe ishte në vendin dhe kohën e duhur kur harkoi Antoine Griezmann, katër minuta para fundit.

Franca kalon tutje me gjashtë pikë pas dy ndeshjeve. Në vendin e dytë është Australia me tri pikë.

Danimarka dhe Tunizia kanë nga një pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Danimarka luan kundër Australisë dhe i duhet fitorja për të avancuar tutje. Franca luan me Tunizinë.


S’ndalet Mbappe, kthen epërsinë e Francës

Image

Kylian Mbappe ka shënuar katër minuta para fundit për ta kthyer epërsinë e Francës ndaj Danimarkës 2:1

Mbappe realizoi në minutën e 86-të pas krosimit të Griezmannit.

Për të ishte goli i 14-të në 12 ndeshjet e fundit.

Kliko KËTU për ta parë golin


Danimarka nuk dorëzohet, barazon rezultatin

Image

Danimarka është kthyer në lojë dhe ka barazuar rezultatin në ndeshjen me Francën.

Andreas Christensen ka barazuar shifrat për Danimarkën në minutën e 68-të.

Christensen shënoi me kokë nga afërsia.

Kliko KËTU për ta parë golin


Mbappe kalon Francën në avantazh

Image

Kylian Mbappe ka shënuar golin e epërsisë për Francën në dueliun kundër Danimarkës.

Mbappe shënoi në minutën e 61-të pas një aksioni shumë mirë të ndërtuar me Theo Hernandezin.

Për Mbappen ishte goli i 30-të me fanellën e Francës.

Kliko KËTU për ta parë golin


Pjesa e parë pa gola

Franca dhe Danimarka e kanë mbyllur pjesën e parë baras 0:0.

45-minutëshi i parë i takoi në tërësi francezëve që patën disa raste shënimi, por portieri danez Kasper Schmeichel duket se është në formë të mirë.

“Gjelat” patën 12 tentime për gol, kundrejt dy të Danimarkës. Dy goditje i pati në kornizën e portës përfaqësuesja e Didier Deschamps, ndërsa përfaqësuesja skandinave asnjë.


Nis ndeshja

Ka nisur ndeshja mes Francës dhe Danimarkës, e vlefshme për Grupin D të Kupës së Botës.

Pas një ndeshjeve të zhvilluar, Franca ka tri pikë, ndërsa Danimarka një.

Në ndeshjen tjetër të grupit, Australia mposhti 1:0 Tunizinë.