Spanja luan kundër Gjermanisë të dielën në mbrëmje. Disfata tjetër për gjermanët, do të bënte që ata të largoheshin edhe nga ky Botëror, më herët sesa që është menduar.
Spanja në ndeshjen e parë fitoi 7:0 ndaj Kosta-Rikës, kurse Gjermania u mposht nga Japonia 2:1.
“Për momentin, Musiala është rreziku kryesor. Ai është në formë të mirë. E përcjellë atë në Bundesligë dhe e kam parë në Katar. Është në një moment me shumë vetëbesim”, është shprehur Dani Olmo, një prej rreziqeve kryesore për Gjermaninë.
Musiala për Bayernin ka shënuar 12 gola dhe ka regjistruar 10 asistime në 22 paraqitje për Bayernin.