Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, po paraqitet sot për Galatasarayn e Turqisë në Ligën e Kampionëve në xhudo. Është kjo garë elitare për klubet evropiane të xhudos.
Gara është ekipore, kështu që suksesi varet nga më shumë xhudiste.
Pos Distrisë, për Galatasarayn po paraqitet edhe Laura Fazliu. Ka kohë të gjatë që xhudistet kosovare paraqiten për klubin turk në Champions e herë pas here edhe në kampionatin ekipor të Turqisë. Raportet e Federatës kosovare me Galatasarayn janë shumë të mira.
Distria ka nisur garën me një fitore shumë të bukur, ndërsa hedhjen e saj e ka veçuar edhe faqja zyrtare e Unionit Evropian të Xhudos.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.