Sport

Ndërpritet ndeshja Ponte Prizreni – Trepça

Është ndërprerë ndeshja e basketbollit mes Ponte Prizrenit dhe Trepçës. Ndeshja është e mbetur dhe i takon xhiros së tetë të Superligës.

Ndeshja është ndërprerë në fund të periudhës së dytë pasi kishte hedhje të gjësendeve. Ponte Prizreni po udhëheq 32:27.

Pritet që ndeshja të vazhdojë ndërkohë.