Sport

Adhuruesit e futbollit: Kanadasë iu mohuan dy penallti

Descriptive Text

Tifozët e futbollit janë ndarë të pakënaqur me gjyqtarin Janny Sikazwe dhe kanë thënë se ai ia mohoi Kanadasë dy penallti kundër Belgjikës.

Gjyqtari nga Zambia e dha një penallti në minutën e nëntë kur Yannick Carrasco preku topin me dorë brenda në zonë, por Alphonso Davies dështoi të shënonte.

Por Kanadasë, sipas tifozëve, iu mohua penalltia kur Jan Vertonghen e pengoi Tajon Buchanan, dhe kur Axel Witsel ndali Richie Laryean në mënyrë të palejuar.

Madje është kritikuar edhe gjyqtari anësor, kur dha pozitë jashtë loje, ani pse portierit Thibaut Courtois, topin ia kishte kthyer Eden Hazard, bashkëlojtari i tij.

Belgjika fitoi ndaj Kanadasë 1:0.