Pasi iu ndalua bartja e shiritit të kapitenit “One Love”, gjermanët bën bujë me një protestë të tyre patra ndeshjes kundër Japonisë.
Në fotografinë para ndeshjes, futbollistët e Gjermanisë dolën me gojë të mbyllur. Disa kanë mbështetur, por disa e kanë kritikuar.
Një prej kritikëve është edhe kapiteni i Belgjikës, Eden Hazard. Ai për një televizion të Belgjikës ka kritikuar gjestin e gjermanëve.
“Ne jemi këtu për të luajtur futboll, nuk jam këtu për të përhapur mesazh politik. Më mirë ata ta fitonin ndeshjen e tyre sesa të paraqiteshin në atë mënyrë”, ka thënë Hazard.
Edhe Hazard ka treguar pse nuk është shfaqur me shiritin “One Love”. Ai ka theksuar se nuk ka dashur që të ndëshkohej me karton të verdhë.