Sport

Shaqiri thotë se detyra ndaj Kamerunit është përmbushur me sukses

Xherdan Shaqiri ka thënë se Zvicra ka mundur ta fitojë edhe më thellë ndeshjen e parë të Kupës së Botës kundër Kamerunit. Por, ai është i kënaqur që Zvicra arriti fitore në ndeshjen hapëse të Botërorit në Katar.

Zvicra mposhti Kamerunin me rezultatin 1:0, në ndeshjen e parë të Grupit G. Shaqiri asistoi në golin e fitores.

“Ne donim të kishim një fillim mbarë. Të dyja skuadrat nuk luajtëm mirë. Por, ishim më të mirë në pjesën e dytë dhe arritëm të shënojmë gol. Mund të ishte 2:0 ose 3:0. E rëndësishme është që tashmë kemi përmbushur detyrën, por ne nuk kemi një grup të lehtë”, ka thënë Shaqiri pas ndeshjes.

Në ndeshjen ndaj Kamerunit për Zvicrën luajti edhe Granit Xhaka, ndërsa Ardon Jashari qëndroi në stol.