Përfaqësuesja e Uruguait dy herë e qëlloi shtyllën, por nuk arriti ta mposhtë Korenë e Jugut në ndeshjen e parë të Grupit H të Kupës së Botës.
Dueli i luajtur të enjten, u mbyll pa gola në “Education City Stadium”. Uruguai ishte më dominant, por nuk arriti të shënojë gol për ta fituar ndeshjen. Në fund të pjesës së parë dhe në fund të dytës, e qëlloi shtyllën. Fillimisht, në minutën e 44-të me anë të mbrojtësit Diego Godin që gjuajti me kokë, dhe pastaj në minutën e 89-të me Federico Valverden që gjuajti nga distanca.
Rastin më të mirë të ndeshjes, Koreja e Jugut e lëshoi në minutën e 90-të kur sulmuesi Heung-min Son nuk përfitoi nga një gabim i portierit të Uruguait. Gjuajta e tij shkoi jashtë portës.
Ndeshjen e ardhshme, Koreja e Jugut e luan me Ganën pas katër ditësh, ndërsa Uruguai përballet me Portugalinë.
Pa gola pas pjesës së parë në ndeshjen Uruguai - Koreja e Jugut
Ka përfunduar baras pjesa e parë ndërmjet Uruguait dhe Koresë së Jugut. Pas 45 minutave të para, rezultati është 0:0. Kjo ndeshje i takon Grupit H dhe po zhvillohet në “Education City Stadium”.
Edhe pse loja ishte intensive dhe shumë vrapime, asnjëra prej përfaqësueseve nuk arritën të zhbllokojnë rezultatin gjatë pjesës së parë.
Rastin më të mirë në këtë pjesë, e lëshoi Uruguai në minutën e 43-të kur Diego Godin qëlloi shtyllën pas tentimit që e pati me kokë.
Koreja e Jugut është e mbështetur te sulmuesi Heung-min Son, ndërsa sulmit të Uruguait, po i prin Luis Suarez.
Ka nisur ndeshja mes Uruguait dhe Koresë së Jugut, e vlefshme për Grupin H të Kampionatit Botëror në Katar.
Takimi po luhet në stadiumin “Education City”.
Në këtë grup janë edhe Portugalia e Gana.