Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Son i bashkohet Koresë së Jugut

Son Heung-min - Koreja e Jugut - Katar 2022 - futboll

Kapiten i lënduar i Koresë së Jugut, Son Heung-min ka stërvitur të mërkurë, ndërsa skuadra e tij përgatitet për ndeshjen hapëse të grupit H të Kupës së Botës kundër fituesit të dyfishtë të Botës, Uruguait.

Ndeshja në mes të Uruguait dhe Koresë së Jugut luhet të enjten nga ora 14:00. Ylli i Koresë së Jugut mbante një maskë të zezë pas operacionit në fytyrë. Ai ishte lënduar më 1 nëntor në një ndeshje të Tottenhamit në Ligën e Kampionëve. Selektori Paulo Bento po monitoron situatën e tij.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Korea e Jugut, e cila arriti të dilte nga grupi saj në dy Botëroret e fundit, është takuar me Uruguain tetë herë. Uruguai ka gjashtë fitore, ndërsa Koreja fitoi përballjen e tyre të fundit në vitin 2018. Pasi bëri debutimin në Kupën e Botës në vitin 1954, Koreja e Jugut është kualifikuar për çdo edicion që nga viti 1986. Suksesin më të madh e ka në vitin 2002, kur arriti në gjysmëfinale.