Në një zonë në Melbourne, ku adhuruesit mblidhen për të përcjellë ndeshjet e Botërorit, ka ardhur deri te një përleshje mes tifozëve të Francës dhe Australisë të mërkurën, raporton “Daily Mail”.
Franca triumfoi 4:1 ndaj Australisë të martën mbrëma, ndërsa një grup i tifozëve francezë derisa po festonte, është sulmuar nga një grup i tifozëve australianë.
Erdhi deri te një rrahje mes tyre.
Mijëra persona gjendeshin në Sheshin e Federatës të mërkurën në mëngjes (me kohë lokale), për të përcjellë ndeshjen e Australisë me Francën.
Australia kaloi në epërsi 1:0, por në fund pësoi 4:1.
Tensionet shpërthyen pak pas ndeshjes, ku në foto e video shihet njëri nga tifozët australianë duke ua marrë flamurin tifozëve francezë që po festonin. Më pas nisi konfrontimi, dhe tifozët francezë u desh të strehoheshin pasi filloi edhe hedhja e gjësendeve në drejtim të tyre.
Kanë shpërthyer edhe disa përleshje në turmë.
Policia e Australisë ka thënë ende nuk ka marrë ndonjë ankesë dhe po heton rastin, ndërsa u ka bërë të gjithëve të raportojnë rastet.
“Nuk ka vend për dhunë apo sjellje jo-sociale në komunitetin tonë”, është thënë nga Policia e Victorias.