Sulmuesi që luan për Zvicrën, Breel Embolo, i lindur në Kamerun, po pret me padurim përballjen me vendin e tij. Ndeshjen kundër Kamerunit, Zvicra e luan të enjten, në kuadër të grupit G.
Sulmuesi 25-vjeçar, i cili aktualisht luan për Monacon, u transferua në Francë me familjen e tij në moshën 5-vjeçare dhe u vendos në Zvicër në moshën 6-vjeçare. Emboli është duke luajtur Kupën e tij të dytë Botërore dhe gjithashtu ishte pjesë e skuadrës së Zvicrës në dy kampionatet e fundit evropiane.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZvicra humbi në 1/8 e finales së Kupës së Botës në Rusi dhe më pas në Evropian kaloi këtë pengesë.
“Është shumë e veçantë, është vendlindja ime, nënës dhe babait tim që vijnë nga Kameruni. Pra është një ndeshje e veçantë për mua dhe familjen time, por nuk është më e rëndësishmja. Më e rëndësishmja është se është një ndeshje e Kupës së Botës, botërorit tim të dytë me Zvicrën. Jam krenar dhe i lumtur që jam këtu. Shpresoj se mund të luaj kundër Kamerunit, sepse më e rëndësishme është të luajnë Kupën e Botës”, ka thënë Embolo.
Brazili dhe Serbia gjithashtu janë në grupin G. Zvicra në Botërorin e vitit 2018 barazoi 1:1 me Brazilin dhe mposhti Serbinë 2:1. Dy golat për Zvicrën i shënuan Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.