Sport

Weah Krenar me golin e shënuar në Botëror

Sulmuesi Timothy Weah është shprehur i lumtur me golin e parë të shënuar në Kampionatin Botëror.

Weah shënoi gol në barazimin e SHBA-së kundër Uellsit 1:1, ndeshje kjo që u luajt të hënën mbrëma dhe i takoi Grupit B. 22-vjeçari i kaloi amerikanët në epërsi në minutën e 36-të pas asistimit të Christian Pulishiqit.

Ai shënoi përpara babait të tij, George Weah, presidentit aktual të Liberisë, i cili ishte në tribuna për ta përcjellë ndeshjen.

George Weah është legjendë e futbollit dhe fitues i “Topit të Artë” në vitin 1995.

“Edhe pse ndihem mirë për golin e shënuar, më vjen keq që nuk e fituam ndeshjen. Ishte ndjenjë fantastike të shënoj golin e parë në Botëror, një ëndërr e realizuar”, është shprehur Tim Weah.