Sport

Mckennie ngjyros flokët enkas për Botëror

Weston McKennie është i njohur për ndryshimin e stilit të flokëve, ndërsa në Kampionatin Botëror ka vendosur të paraqitet me një stil unik.

Mesfushori amerikan i ka ngjyrosur flokët me ngjyrat e flamurit të SHBA-së, për turneun e Katarit.

Ai do të paraqitet në ndeshje me flokët me ngjyrë të kuqe, bardhë dhe të kaltër.

Stilin e ri të flokëve, 24-vjeçari e ka prezantuar në stërvitjen e fundit të amerikanëve para ndeshjes me Uellsin. SHBA-ja dhe Uellsi, përballen të hënën prej orës 20:00 në kuadër të Grupit C. 24-vjeçari, i cili është pjesë e Juventusit, pritet të jetë titullar në përbërjen e amerikanëve.

Pjesë e këtij grupi janë edhe Irani e Anglia.