Sport

Portugalia bindëse edhe pa Ronaldon

Përfaqësuesja e Portugalisë ka fituar bindshëm të enjten mbrëma ndaj Nigerisë që mungon në Botëror. Portugezët, edhe pa Cristiano Ronaldon që nuk luajti shkaku i dhimbjeve në bark, fitoi me rezultatin 4:0, në ndeshjen që u zhvillua në “Estadio Jose Alvalade” të Lisbonës.

Kjo ishte ndeshja e fundit miqësore e Portugalisë para Kupës së Botës që nis të dielën. Bruno Fernandes në minutën e nëntë dhe të 35-të shënoi dy golat e parë, ndërsa Goncalo Ramos dhe Joao Mario, shënuan në minutat 82 dhe 84 për epilogun final të takimit.

Emmanuel Dennis i Nigerisë humbi një penallti në minutën e 81-të. Portugalia kampanjën e Botërorit e nis me Ganën më 24 nëntor. Me Portugalinë në Grupin H është edhe Uruguai, Gana dhe Koreja e Jugut.