Sport

Peja bindshëm triumfon ndaj Kamzës në Ligën Unike

Foto: Ilustrim
 

KB Peja ka triumfuar bindshëm ndaj Kamzës në kuadër të Ligës Unike. Ndeshja e xhiros së parë, që u luajt të mërkurën mbrëma në palestrën “Dhimitraq Goga” në Durrës, përfundoi me shifrat 98:74 në të mirë të Pejës.

Për Pejën, kjo ishte ndeshja e dytë këtë edicion në Ligën Unike pasi të parën e humbi javën e shkuar në shtëpi nga Ponte Prizreni. Peja është kampione në fuqi e kësaj gare, dhe për asnjë moment nuk lejoi të befasohet nga Kamza pasi gjatë tërë kohës ishte në epërsi. Më efikasi në triumfin e Pejës ndaj Kamës ishin amerikanët Rodney Purvis e Isiah Umpipig, që shënuan nga 16 pikë secili.