Sport

Në FBK të pakënaqur, të premten takimi vendimtar për Ligën Unike

 

Në Federatën e Basketbollit të Kosovës e vlerësojnë të papranueshme qasjen aktuale të klubeve të basketbollit (djemtë) nga Shqipëria ndaj Ligës Unike. FBK-ja po angazhohet maksimalisht që Liga Unike të vazhdojë, por angazhimi i saj për momentin nuk po del të jetë i mjaftueshëm.

Të martën janë shtyrë dy ndeshje të xhiros së parë të Ligës Unike, që është dashur të luhej të mërkurën e të enjten. Bëhet fjalë për ndeshjet Golden Eagle Ylli – Tirana dhe Trepça – Teuta. Ndeshjet janë shtyrë me arsyetimin se klubet nga Shqipëria nuk janë ende gati.