Ardon Jashari javë ne kaluar mori ftesë nga selektori i Zvicrës, Murat Yakin për Kupën e Botës “Katari 2022”.
Dhe, tani Wolfsburgu nuk ka fshehur dëshirën për ta transferuar talentin 20-vjeçar të Zvicrës. Për xhevahirin e Luzernit, Ardon Jashari, rruga e karrierës aktualisht po shkon në rritje.
Gazeta e madhe gjermane “Bild” ka raportuar të hënën se Wolfsburgu ka ndjekur nga afër Jasharin në ndeshjen kundër Young Boysit. Pjesë e delegacionit të klubit gjerman ishte edhe drejtori i ardhshëm sportiv i Wolfsbugut, Marcel Schafer. Megjithatë, shkëputja e Jasharit nga Luzerni nuk do të jetë punë e lehtë për të interesuarit. Kontrata e kapitenit të ri të Luzernit skadon në vitin 2026. Dhe, nëse Jashari do të luante në Katar me Zvicrën, vlera e tij në treg do të rritej. Aktualisht në tregun e transferimeve, Jashari vlerësohet 2.5 milionë euro.