Sport

Neymari pranë PSG-së, Barça e La Liga kërcënojnë me padi

Descriptive Text

Sulmuesi brazilian Neymar raportohet se do të udhëtojë në Katar të mërkurën për t'iu nënshtruar testeve mjekësore te Paris Saint-Germaini, bënë të ditur mediumet e huaja të hënën.

Neymar 25-vjeçar ka udhëtuar në Kinë për një ngjarje marketingu, mirëpo po pritet që më pas të ndalet në Katar për teste mjekësore, transmeton “Koha Ditore”.

Te Barcelona presin që Neymar të kthehet në stërvitje të mërkurën, ndonëse Parisi pritet të paguajë klauzolën për lirim prej 222 milionë eurosh, që ka braziliani në kontratë me Barçën.

E në rast se aktivizon klauzolën, atëherë krerët e Barcelonës e kanë ndërmend të bëjnë ankesë në UEFA për të shtyrë një hetim ndaj Parisit për shkelje të Fair Playt Financiar.

Neymar 25-vjeçar vazhdimisht në javët e fundit është lidhur me një transferim të mundshëm te Parisi. Edhe futbollistët e Barcelonës së fundi i kanë bërë thirrje sulmuesit që të dalë publikisht dhe të flasë për të ardhmen e tij.

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, javën e kaluar tha se Neymar do të qëndrojë. Komentet e tij erdhën pas raportimeve se Parisi do të paguajë klauzolën për lirim, që do të ishte dukshëm rekord bote për transferimin e një lojtari. Aktualisht transferimi më i shtrenjtë është ai i Paul Pogbas nga Juventusi te Manchester Unitedi verën e kaluar për 105 milionë euro... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.