Sport

Uruguai thërret Suarezin e Cavanin për Botërorin e fundit

Sulmuesit Luis Suarez, Edinson Cavani dhe tre veteranë të tjerë të Përfaqësueses së Uruguait, do të paraqiten për herën e katërt në Kampionatin Botëror.

I udhëhequr nga veteranët dhe talentet e rinj si Federico Valverde, ekipi u Uruguait për Botërorin “Katari 2022” është bërë i ditur të premten nga përzgjedhësi Diego Alonso.

Alonso në listën e tij, ka përfshirë edhe mbrojtësin e Barcelonës, Ronald Araujon, i cili ende nuk është rikuperuar nga lëndimi.

Suarez dhe Cavani, pritet të paraqiten për herën e fundit në Botëror, sikurse edhe portieri Fernando Muslera e mbrojtësit Diego Godin e Martin Caceres.

Suarez është golashënuesi më i mirë i Uruguait me 68 gola në 134 paraqitje, i ndjekur nga Cavani me 58 gola në 133 ndeshje.

Uruguai bën pjesë në Grupin H, së bashku me Portugalinë, Korenë e Jugut dhe Ganën.

Ndeshjen e parë në Katar, Uruguai do ta luajë kundër Koresë së Jugut më 24 nëntor.

Portierë: Fernando Muslera (Galatasaray), Sergio Rochet (Nacional), Sebastian Sosa, (Independiente).

Mbrojtës: Diego Godin (Velez Sarsfield), Jose Maria Gimenez (Atletico Madrid), Sebastian Coates (Sporting Lisbon), Martin Caceres (Los Angeles Galaxy), Ronald Araujo (Barcelona), Matias Vina (Roma), Mathias Olivera (Napoli), Guillermo Varela (Flamengo), Jose Luis Rodriguez (Nacional).

Mesfushorë: Matias Vecino (Lazio), Rodrigo Bentancur (Tottenham), Federico Valverde (Real Madrid), Lucas Torreira (Galatasaray), Manuel Ugarte (Sporting Lisbon), Facundo Pellistri (Manchester United), Nicolas De la Cruz (River Plate), Giorgian de Arrascaeta (Flamengo), Agustín Canobbio (Athletico Paranaense) and Facundo Torres (Orlando City).

Sulmues: Darwin Nunez (Liverpool), Luis Suarez (Nacional), Edinson Cavani (Valencia), Maximiliano Gomez (Trabzonspor).