Sport

Liverpooli refuzon 100 milionë euro për Coutinhon

Liverpooli raportohet se ka refuzuar ofertën prej 100 milionë eurosh të Barcelonës për yllin Philippe Coutinho.

Sipas “RMCSport”, gjiganti anglez ka refuzuar ofertën e katalonasve më deklarimin se braziliani nuk është në shitje.

Barça më parë është refuzuar edhe në oferta më të vogla, ndërsa e sheh Coutinhon si zëvendësues ideal të Neymarit, nëse ai largohet drejt PSG-së.