Sport

Shkëndija fiton me rezultat zyrtar ndaj Shkupit dhe kalon në gjysmëfinale

Shkëndija fiton me rezultat zyrtar ndaj Shkupit dhe kalon në gjysmëfinale

Shkëndija është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut. Tetovarët e kanë fituar ndeshjen kundër Shkupit me rezultat zyrtar 3:0.

Lajmi është konfirmuar nga Shkëndija. “Jemi në gjysmëfinale të Kupës. Zyrtare: FFM regjistron me rezultat zyrtar 0:3 ndeshjen e Kupës, Shkupi-Shkëndija”, shkruan në njoftimin e Shkëndijës. Ndeshja çerekfinale e luajtur të mërkurën në Çair, u ndërpre në minutën e nëntë.

Pasi shënoi gol ndaj Shkupit, Dashmir Elezit festoi golin duke provokuar tifozët vendas dhe disa tifozë shkupjan u futën në fushë dhe tentuan të sulmojnë lojtarët e Shkëndijës. Ndërhyri policia për ta qetësuar situatën dhe ndeshja u ndërpre. Më pas, vendimi i organeve kompetente të Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut ka qenë i shpejt duke ia dhënë fitoren Shkëndijës në tavolinë. Shkupi dhe Shkëndija janë dy skuadra shqiptare që garojnë në elitën maqedonase.

Prej kohësh, tifozët e të dyja ekipeve kanë një rivalitet të madh.