Sport

Yakin thotë se është bindur nga paraqitjet e Jasharit

Selektori i Zvicrës, Murat Yakin ka thënë se Ardon Jashari dhe Fabian Rieder e kanë merituar të jenë pjesë e ekipit për Kupën e Botës në Katar.

Ai ka thënë se të dy kanë pasur paraqitje të mia me klubet e tyre.

20-vjeçari Jashari është pjesë e Luzernit.

“Ata kanë fituar vendin me paraqitjet e tyre”, ka thënë Yakin në konferencë për media.

Ai ka zbuluar se të dy ishin të emocionuar pas telefonatës që kanë pranuar.

“Në fillim ishin të qetë në telefon dhe më pas pati brohoritje”, ka theksuar Yakin.

Pjesë e Zvicrës për Botëror janë edhe kapiteni Granit Xhaka dhe zëvendëskapiteni, Xherdan Shaqiri.